03 Αυγούστου, 2023

Fortlumturia, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, njëkohësisht edhe themelues dhe president i Kolegjit Universitar “LOGOS”, mbushi 31 vjet nga dita e fronëzimit

Διαδώστε:

Fortlumturia, Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastasi, njëkohësisht edhe themelues dhe president i Kolegjit Universitar “LOGOS”, mbushi sot 31 vjet nga dita e fronëzimit të Tij si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Kontributet e Tij shumëdimensionale në përmbushjen e nevojave shpirtërore të orthodhoksëve, në kryerjen e veprës sociale dhe arsimore, dhe në pjesëmarrjen aktive në jetën e bashkësisë shoqërore shqiptare, shënuan ringritjen kanonike nga themelet të institucionit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Vepra e Tij për ngritjen e institucioneve arsimore, për të gjitha nivelet arsimore, përbën një kontribut të qenësishëm për formimin arsimor dhe kulturor të shqiptarëve pa dallim, për këto tre dekada.
Personeli dhe studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” i urojnë Fortlumturisë, Prof. Dr. Anastasit, jetë të gjatë, plot shëndet dhe begati në baritimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si dhe ne drejtimin e Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: