07 Νοεμβρίου, 2022

FORUMI I TURIZMIT RELIGJIOZ – KRONIKË E RADIO NGJALLJA

Διαδώστε:

Të shtunën më 5 nëntor, Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës prezantoi në sallën e Amfiteatrit të Kolegjit Universitar “LOGOS” nismën e tij për krijimin e një forumi për Turizmin Religjioz, si pjesë e Masterit të Shkencave në “Turizmin Religjioz”. Qëllimi kryesor i forumit është rritja e ndërgjegjësimit për Turizmin Religjioz në Shqipëri dhe aplikimi i një nyje bashkëpunimi midis institucioneve dhe akademikëve, të cilët janë të specializuar në sektorin e turizmit.

Të pranishëm në këtë event ishin zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zonja Vilma Bello, përfaqësues të disa komuniteteve fetare, përfaqësues të agjensive turistike, akademikë dhe studentë.

Radio “Ngjallja”

 

Διαδώστε: