21 Νοεμβρίου, 2019

Forumi përmbyllës për promovimin e mirëkuptimit dhe tolerancës fetare në Shqipëri

Διαδώστε:

U zhvillua sot në Tiranë në ambientet e Europe House në Tiranë – Forumi përmbyllës për promovimin e mirëkuptimit dhe tolerancës fetare në Shqipëri mblodhi së bashku shumë të rinj, institucione dhe përfaqësues të klerit me qëllim promovimin e këtyre vlerave të shoqërisë shqiptare!
Në këtë Forum morën pjesë përfaqësues të Komuniteteve fetare në vend, Zv. Ministrja e Arsimit Loreta Haxhiu, Ambasadorja e Hollandës znj.Guusje Korthals Altes, përfaqësues nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkit, të rinj nga gjimnazet e Tiranës si edhe studentë të Fakulteteve të ndryshme.
Me mjaft interes u ndoqën nga të pranishmit mesazhet që u përcollën nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare që kishin të bënin me rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të harmonisë fetare që ekziston në vend.
Gjithashtu përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare të vendit i’u përgjigjën pyetjeve të ndryshme të të pranishmëve.

Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: