18 Ιουλίου, 2019

Specialistët e artit nxjerrin në dritë imazhet e triptikut bizantin nga Manastiri i Ardenicës (FOTO)

Διαδώστε:

TIRANË – Ikonat dhe afresket në vendin tonë po marrin një vëmendje të shtuar nga specialistët e artit për të qenë sa më të mirëmbajtura pasi ato tregojnë vlerën e besimeve fetare në vendin tonë.

Specialistët e artit së fundmi po nxjerrin në dritë imazhet e triptikut bizantin, që mendohet të ketë ardhur nga Manastiri i Ardenicës.

“Pas një periudhe të gjatë lënë në harresë, po dalin në dritë imazhet e triptikut bizantin, që mendohet të ketë ardhur nga Manastiri i Ardenicës. Restauratorët po punojnë për të pastruar ikonën dhe duke e shpëtuar nga degradimi i plotë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Me pasionin, punën e imtësishme dhe dashurinë e padiskutueshme për trashëgiminë specialistët e artit kudo në vendin tonë po bëjnë të mundur restaurimin afreskeve dhe ikonave fetare për ti shndërruar si vend atraksioni për vizitorët vendas dhe të huaj dhe përgjatë këtij sezoni veror.

ATSH

Διαδώστε: