27 Μαρτίου, 2021

Fragment me skenën e “Ungjillëzimit” nga dyert e bukura të pikturuara për kishën e Ungjillëzimit, Berat nga Onufri

Διαδώστε:

Këto dyer janë prej veprave më të bukura që pikturoi mjeshtri i madh dhe shpalosin mjeshtërinë dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm. Në sfondin e artë ku shihen ndërtesa antike paraqiten Gabrieli dhe virgjëresha Mari e cila mer prej tij lajmin e mirë. Ajo e pranon me përulësi vullnetin hyjnor. Gjithçka është punuar me finesë të lartë deri në detajet më të imta. Koloriti brilant intesifikohet edhe prej arit. Në të dy anët shihen profetët David dhe Solomon që mbajnë në duar pergamenat me shkrimet e shenjta.

 

 

— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

Διαδώστε: