19 Φεβρουαρίου, 2021

“Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej”! …(Mt. 5:12).

Διαδώστε:

Gëzimi është një element i veçantë i jetës shpirtërore, dhe është një nga “frytet e Shpirtit të Shenjtë. Nuk ka natyrë shpirtërore të mirëfilltë pa gëzim. Që nga faqet e para të Ungjillit dhe deri në fund apostujt e Krishtit, Maria nëna e tij dhe gjithë shenjtorët e krishterë, gëzohen vazhdimisht për shpëtimin që ju ka dhënë Jisu Krishti.

“Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt dhe kështu do të jeni dishepujt e mi. Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time. Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time sikurse unë i zbatova urdhërimet e atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij. Këto gjëra ju kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë”. (Jn. 15:8-11)

Gëzimi i krishterë nuk është lumturi ose kënaqësi. Është “gëzim në besim”(Rom.15:13). Është gëzim i njohjes së lirisë së të vërtetës në dashurinë e Perëndisë (Jn. 8:32). Gëzimi shpirtëror ecën bashkë me vuajtjen shpirtërore. Është gabim të themi që gëzimi vjen në fund pasi ka kaluar vuajtja. Gëzimi në Krisht ecën bashkë me vuajtjen në Krisht. Ato bashkëekzistojnë dhe varen nga njëri-tjetri për fuqi shpirtërore dhe fizike.

Shën Jakovi shkruan që të krishterët duhet “ta vlerësojnë si gëzim” kur “ndeshen me vështirësi të ndryshme” duke ditur se “prova e besimit sjell qëndrueshmërinë e besimit të tyre që ata të mund të jenë të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.”
Këtë beson me shumë forcë edhe Shën Pavli

Ne mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja, shprësën. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anën e Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

Më shumë se çdo gjë tjetër, gëzimi shpirtëror i të krishterëve, gëzimi i martirëve, është dëshmi e të vërtetës të besimit të Krishterë dhe të jetës shpirtërore të krishterë.

“Gëzohuni në Zotin,” jo në botën. Kjo do të thotë, gëzohuni në të vërtetën, jo në ligësinë; gëzohuni në shpresën e përjetësisë, jo në lulen e kotësisë që vyshket. Në këtë mënyrë duhet të gëzoheni. Kudo që të jeni në botë pavarësisht se sa gjatë duhet të jetoni, “Zoti është afër, mos u shqetësoni për asgjë.”

Shën Antoni i Egjiptit

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: