Giannis Antetokounmbo -o back to back i NBA-së edhe një herë tjetër qëndroi pranë njerëzve, që nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme, duke treguar se ai nuk ka harruar dhe as nuk do të harroj kurrë, nga ku ai filloi dhe hapat e vështirë që kaloi në moshën e tij të rinisë.
Greak Freak mblodhi ushqime dhe i shpërndau ato në kishën e Agíou Meletíou në Sepólia, atje ku ai u rrit, duke u dhënë një mbështetje të madhe bashkëqytetarëve të tij, që po përjetojnë momente të vështira.
Larg kamerave dhe publicitetit, ai qëndroi pranë bashkëqytetarëve të tij, ashtu siç kishte bërë dhe pas përmbytjeve në Karditsa, kur së bashku me vëllezërit e tij dërgoi ndihmë për qytetarët, që u prekën nga moti i keq «Ianós».
Ky akt humanitar u mësua nga znj.Aleksía Kozioná, e cila dërgoi në Facebook një fotografi që kishte dalë me të dhe në mënyrë karakteristike shkruan: «Giánnis kohët e fundit shpërndau kuti me ushqime në kishën e Agíou Meletíou. Sasi të pabesueshme dhe pa patur asnjë kamer».
