Koment nga Isaia 14:24-32
Në vazhdimësi profeti ndryshon vetën dhe në vend të frazës karakteristike ; “Kështu thotë Zoti Savaoth”, flet ai në emër të Zotit. Thekson se do të bëhen gjithë sa ka thënë, ashtu saktësisht si i ka para thënë sepse dënimi është vendimi I Perëndisë. “Ashtu sic kam menduar ashtu do të jetë” thotë Perëndia nëpërmjet gojës së profetit. Nuk ndryshon asgjë nga planet e mia. Kjo shfaq “vendimin e pakthyeshëm
mbi shfarosjen e Babilonisë”( PNT. 192).
Vendimi im për të zhdukur nga faqja e dheut shtetin e Asirisë është përfundimtar vazhdon fjala e
Perëndisë. Me shumë mundësi kupton këtu shkatërrimin, nga ndërhyrja Hyjnore e ushtrisw së Senakeribit, i cili kishte ndërmarrë një fushatë
luftarake kundër Palestinës. Shkatërrimin e
Asirianëve e pason dërrmimi i Babilonasve dhe çlirimi i popullit të Perëndisë nga vargonjtë e skllavërisë. Me ndihmën e mbrojtësit të
gjithëfuqishëm populli i Izraelit do të çlirohet nga zgjedhja që i rëndoi në shpatullat e tij për shkak të fuqisë së shtypjes nga kombet idhujtare, të cilët nuk besojnë në Perëndinë e vërtetë. Kjo është dashuria e Zotit shton Profeti, për mbarë botën. Askush nuk ka mundësi që të anullojë dhe të prish planet e Perëndisë së Shenjtë i cili me “dorën e Tij të shtrirë”me të djathtën e Tij të gjithëfuqishme drejton të gjitha (vrg.24-27). Askush nuk ka pozitën t’i bëjë ballë “dorës së pathyeshme të Perëndisë” ( Vasili M.272).
Të gjithë ata që gjatë rrjedhës së historisë u përpoqën të dalin kundër Tij, u zhdukën. (
Shih Mt.21:44 dhe Vep.26:14). Gojarti i hirshëm në mënyrë karakteristike thoshte: “ Perëndia është më i fuqishëm se gjithçka tjetër” dhe është “I pa mundshëm”, i pamundur të mundet nga kushdo
qoftë ai. Për rrjedhojë dhe Kisha të cilën Ai e krijoi dhe forcoi do të mbetet përjetësisht e pa mundshme dhe e patundur.
Në vazhdimësi kemi profetsësinë e cila i referohet
shkatërrimit të armiqve të tjerë të popullit të Perëndisë, Filistejve të cilët ishin një kërcënim i vazhdueshëm për Izraelitët dhe shkaktonin vazhdimisht probleme kundër tyre. Kjo profeci u tha në vitin e vdekjes së mbretit Ashaz.
Quan Filistejtë “racë tjetër “, e cili përmendet shpesh edhe në Shkrimin e Shenjtë. Ishin idhujtarë, prandaj edhe Perëndia nuk lejonte popullin e tij të kishin marrëdhënie me të ( Shih Eksodi 24:11-16).
Filistejtë popull i lashtë dhe luftarak dhe shtet i fuqishëm, të cilët kishin mbretër dhe hegjemonë që në kohën e Abrahamit 1900 pr.K (Gjen.21:32,Eks.13:17)..që për 120 vjet shtypnin hebrenjtë që në ditët e Ilias, Saulit dhe Samuelit. ( G.K.1002). Por përfundimisht u mundën nga Davidhi dhe iu paguan taksë Hebrenjve. U përpoqën sigurisht që të fitonin lirinë e tyre,të cilën e arritën në kohën e mbretit të Judesë Joram, por që u nënshtrua përsëri nga mbreti Ozia (Shih 2 Kron.26:6), por në kohën e Ashazit u ringritën dhe hodhën poshtë barrën e Judenjve( Shih 2 Kron. 28;18). Ju drejtohet pra atyre Isaia dhe thotë: Mos u gëzo se theve shufrën e Ashazit! Vdekja e mbretit nuk do të thotë dobësim të pushtetit dhe mbretërisë. Ekzistojnë trashëgimtarë dhe vazhduesit e veprës së tij. Shpëtuat nga një gjarpër, por do të vijnë dhe do t’u sulmojnë të tjerë gjarpërinj. Pasardhësit e Ashazit, i cili ishte një gjarpër helmues, do të jenë si gjarpërinj fluturues. Nënkupton me këto shëmbëllime se nuk kanë për të shpëtuar Filistejtë nga pasardhësit e Ashazit, mbretër të popullit të Perëndisë sepse ata do të sulmojnë me të njëjtën edhe më keq zemërim kundër tyre dhe do t’i thyejnë. Disa shpjegues mendojnë se me këtë fjalë, “nepërkë” konsiderohet Ezekia, ndërsa me fjalët “ Gjarpërinj fluturues” kuptohet Manasi ose Makabejtë. Të tjerë kanë mendimin se nënkuptohet “
Pushtimi i vendeve të Filistejve nga tre sundimtarët asirianë” (Tiglat-Pilesari biri i tij Sargoni dhe nipi i tij Senakeribi). ( PNT 194) ( vrg. 28-29). Gërmimet arkeologjike në qytetin e Palestinës, Ugarit zbuluan dorëshkrimet e famshme të Ras-Shamra në të cilën
ekzistojnë “paraqitje të gjarprinjve fluturues” gjë e cila vërteton të vërtetën e fjalës së profetit. Ndërsa ju, Filistejtë, vazhdon Profeti do t’ju eliminohen dhe shfarosen pasardhësit tuaj. Krejt ndryshe do të ndodh me popullin e Perëndisë i cili besoi në përkujdesjen e Zotit , do të jetë në kujdesin baritor të Tij dhe do të jetë i qetë dhe në paqe ( vrg.30).
Këtu bëhet fjalë për shpëtimin e Judenjve nga Senakeribi si edhe për epoken Mesianike të “ Bariut të Mirë” (Shih edhe Jn.10:1-30). Qani dhe vajtoni me të bërrtitura, shton Isaia, duke iu drejtuar Filistejve, sepse po vjen mbi ju tymi nga Veriu. Ka mundësi që kuptonte këtu Asirianët, të cilët u vërsulën
kundër Palestinës nga Veriu dhe e dogjën njërin pas tjetrit qytetet e saj. Nuk do të mbesë asgjë më këmbë plotëson profeti. “ Armiku me një shkatërrim të plotë prishi qytetet, shtëpitë dhe cfarë janë në to.”
(Kirili 396).
Të mos presin ndonjë ndihmë Filistejtë, vazhdon profeti Isaia. Përgjigjen që do të marrin ambasadorët e dërguar, të cilët do të kërkojnë aleancën e Judenjve kundër armikut të tyre , dmth Asirianëve do të jetë negative. Të mësuar nga Historia, Judenjtë do të marrin me përulësi mbrojtjen dhe sigurinë e vendit të tyre te Zoti, i Cili themeloi Sionin dhe nuk ka për t’i zhgënjyer. Sa shumë i rëndësishme është ky mësim!
Vartësia e jetës sonë tek i Gjithëpushtetëshmi dhuron siguri dhe fuqi te çdo individ dhe popull.
Të njëjtën mësimdhënie ia jep edhe brezit tonë nëpërmjet historisë kur të parët tanë ia besuan jetën atdheut të tyre në gjithëpushtetin dhe
mbrojtjen e Zotit, jo vetëm nuk do të zhgënjeheshin, por edhe do të bënin vepra të çuditshme. ( Shih dhe Ps. 21:5-6,Ps.90,Rom.5:5).
