Vëllezër dhe motra me Krishtin!
Ne jemi trupi i Krishtit, Kisha. Secili nga ne është pjesë e ketij trupi dhe për këtë secili nga ne ka rolin e tij dhe çdo rol ka rëndësinë e vet. Sot do te shohim gruan dhe rolin e saj brenda Kishës , ashtu siç burrat janë të thirrur, por ndryshe nga gratë , për të kryer misterine e Prifterisë.
“Sepse të gjithë jemi te Perëndisë me anë të besës që është mbi Jisu Krishtin, sepse sa jemi pagëzuar me Krishtin me Krishtin u veshëm. Nuk ka me as Jude e as Grek, as sherbetore e as të lirë, nuk ka me as mashkull as femër , sepse ja të gjithë jemi një me Jisu Krishtin” . (Shih. Gal. 3:26-29).
Burrat edhe grate janë të thirrur në Kishë që të gjejnë shpëtim nëpërmjet pagëzimit . Nuk ka me dallim rolesh nëse kemi gjetur shpëtimin e shpirtrave tanë.
Le të shohim shembullin me të madh të gruas në historinë e Kishës , atë të Hyjlindeses Mari, nënës së Zotit Krisht.
Ajo u zgjodh nga Perendia për të lindur Birin e Tij. Hyjlindesja është nusja e Kishes. Me fjalën nuse kuptojmë diçka të re, sidomos në vitet e para te martesës . Për Hyjlindesen, nënkuptojmë një tjetër jetë të re me Zotin. Ajo u lajmërua nga Kryeengjëlli Gabriel per lindjen e Zotit, per shpëtimin e botës për të cilën ajo u denjesua ta sillte në jetë. Shën Maria është Eva e re e cila e mposhti mëkatin stërgjyshëror, ndryshe nga Dhiata e Vjetër ku Eva u gënjye nga satani dhe shkeli porosinë e Zotin dhe prandaj vetë Zoti e dënoj me vuajtjet e një gruaje.
Kisha me shembujt e shenjtorëve te saj na drejton ne një rrugë me Perëndinë dhe na mëson sesi të jemi të krishterë të mirë. Ne si gjymtyrë të Kishës duhet te kultivojmë dhuratat e Perëndisë tek vetja. Nëse ne i zbulojmë dhe i zbatojmë për emrin e Zotit do të shohim punë të mira dhe Hiri i Zotit nuk do të shterojë asnjëherë !
Do të shtrohet pyetja : Çfarë do të bëj unë për shtëpinë e Zotit?! Cili është roli im?!
Mos u shqetësoni! Ka Zoti!
Jemi një trup i madh, i cili nuk bën dot pa gjymtyrët e tij dhe gjymtyrët nuk bëjnë dot pa trupin. A ka kuptim nëse veshi dëgjon dhe buza nuk qesh?! Nëse syri shikon dhe duart nuk lëvizin ?! Nëse goja shijon Trupin dhe Gjakun e Krishtit dhe Shpirti i Shenjte nuk ndriçon gjithë qënien tonë ?!
Kishës sonë i duhen gra të denja! Fillimisht le të duam Zotin dhe njeri- tjetrin! Gruaja ka forcën dhe guximin. Sepse gratë miraprurëse ishin ato që e panë të parat Krishtin e ngjallur dhe lajmëruan me gëzim për Ngjalljen e Tij.
Së bashku ne mund të psalim, pastrojmë shtëpinë e Zotit, të ofrojmë bukën e meshës çdo të diel, të mbjellim lule dhe çdo nevojë që Kisha ka.
Le të bëhemi shembull i gjithë botes! Le ta shpallim Zotin në çdo punë tonën . Le të jetë gëzim çdo vepër nga ana jonë!
Krishti midis nesh! Ishte, është dhe do të jetë !
