10 Ιανουαρίου, 2021

Hedhja e Kryqit në lumin Vjosë

Διαδώστε:

Më 6 Janar Kisha Orthodhokse kremton Pagëzimin e Zotit tonë Jisu Krisht.Prej vitesh edhe në Kishën Shën Athanasi të Selenicës kryhet procesioni i hedhjes së Kryqit në lumin Vjosë.Pas ceremonive në Kishë besimtarët edhe pse në kushte të vështira të krijuara nga pandemia morën pjesë në këtë ceremoni.Vendi ku u hodh Kryqi është rret 5 km larg nga Kisha.Edhe pse moti ishte shumë i ftohtë dhe me shi dhe uji i lumit i trubullt dhe shumë i ftohtë i riu Klinti Njazi Meçaj u hodh dhe e nxori kryqin nga lumi.I urojmë Klintit shëndet dhe mbarësi.Falenderojmë edhe besimtarët që edhe pse në kushte të vështira morën pjesë në këtë ceremoni.Zoti i bekoftë.

 

— Enoria e Kishës Shën Athanasi Selenicë / Facebook

Διαδώστε: