Në të kremten e madhe të Hyrjes së Hyjlindëses Mari në tempull në kishën e “Shën Nikollës” në Elbasan, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andoni hirotonisi në gradën priftërore dhjakon Andrea Ranxha. Shërbesat e shenjta në këtë të kremte u ndoqën nga shumë besimtarë të qytetit.
Atë Andrea është bir prifti, i Atë Joan Ranxhës i cili sherben me shumë përkushtim në zonën e Shpatit.
Radio Ngjallja uron:
Gjithmonë i denjë!
I denjë! Axios! I denjë!
