Ikona ” Lindja e Krishtit” që ruhet në fondet e MKAM është e veçantë për paraqitjen në pjesën e poshtme të saj. Ikona vjen nga kisha e Shën Marenës në fshatin Llëngë të Pogradecit.
Në ikonë të bie në sy paraqitja e Josifit i cili si zakonisht qëndron mënjanë duke nënkuptuar se ai nuk është babai i foshnjës së sapolindur. Figura e Josifit tregon qartë gjëndjen e trazuar të shpirtit të tij. Ashtu siç përmendin dhe Apokrifat në krah të tij paraqitet djalli i cili i maskuar si bari tundon Josefin duke i thënë se të lindurit e një virgjëreshe nuk është e mundur.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
