11 Νοεμβρίου, 2020

Ikona “Shën Dhimitri”

Διαδώστε:

Ikona paraqet në mënyrë tradicionale skenën e Shën Dhimitrit hipur mbi kalin e kuq duke vrarë një gladiator. Pjesën më të madhe të ikonës e zë pikërisht paraqitja e murrit rrethues të qytetit me portat hyrëse të fortifikuara.
Skena realizohet jashtë qytetit, qytet të cilin po mbron shënjtori.
Figura e shënjtorit kryesor Shën Dhimitrit, është pikturuar masive sikundër dhe kali i tij, krahasuar me figurën e gladiatorit të cilit po i ngul ushtën. Gladiatori është pikturuar i rëzuar nga kali dhe në momentet e fundit të jetës së tij me gjakun e shpërndarë gjithandej.
Në qëndër të ikonës kemi firmën e piktorit: Nikola Thanasi 1818

 

 

facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

Διαδώστε: