Ikona “Shën Mëri Përkëdhelësja” është pikturuar nga mësues Konstandini rreth vitit 1685 për ikonostasin e kishës së Ungjëllizimit në fshatin Vithkuq të Korçës. Ikona është tempera mbi dru dhe aktualisht është pjesë e ekspozitës në MKAM.
Virgjëresha paraqitet duke mbajtur Krishtin fëmijë në krahun e saj të majtë dhe me dorën e saj të djathtë shtrëngon dorën e vogël të Krishtit. Ikona paraqet në mënyrë të qartë dashurinë e madhe të nënës me fëmijën e saj, ku ata janë pikturuar të mbështetur faqe më faqe. Fytyrat janë modeluar me tone të çelta dhe me hijëzime të errëta grafike.
