Ajo është pikturuar mbi një panel druri të përbërë nga dy dërrasa. Paneli rruhet mirë ndërsa grunti dhe shtresa e piktures kanë pësuar dëmtime sidomos përgjatë perimetrit. Copa gazetash që duhet të jenë përdorur për paketim kur ikona është transportuar nga vendi ku ndodhej për në fondet e MKAM janë ngjitur mbi sipërfaqen e saj. Punët konservuese që u kryen përfshinë konsolidimin e gruntit dhe pikturës te zonat e dëmtuara , largimin e vernikut të oksiduar dhe letrave e depozitimeve të tjera mbi të dhe ndërhyrje estetike me ngjyra akuareli. Në fund ikona u mbulua me disa shtresa të holla verniku.
23 Σεπτεμβρίου, 2020
Ikona “Shën Nikolla” ka qenë pjesë e regjistrit të poshtëm të ikonostasit të kishës “Ipapandia” në Progër të Korçës dhe është pikturuar nga A.N.Ballamaçi rreth vitit 1884
Διαδώστε:

Διαδώστε: