12 Νοεμβρίου, 2020

Ikona “Ungjëllizimi” ( Periudha post-bizantine)

Διαδώστε:

Ikona paraqet një prej skenave kryesore në artin bizantin, skenën e Ungjëllizimit . Skena është vendosur në një ambjent të jashtëm ku Kryeëngjëlli Gabriel jep lajmimin tek Shën Mëria në lidhje me shtatzaninë e saj të shenjtë.
Kryeëngjëlli është duke shkelur mbi re të shumta puplore me hiton blu si dhe me emafor të kuq, të cilat qartësojnë natyrën e tij hyjnore. Përballë tij qëndron figura e Shën Mërisë që shpreh tapinosje duke mbajtur librin e shenjtë në një dorë kurse tjetrën ia drejton Kryeëngjëllit në mënyrë aprovimi kundrejt lajmimit. Mes tyre shohim një poce të lulëzuar me zambakun rozë.
Poshtë saj jepet viti i pikturimit 1865.

 

 

facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

Διαδώστε: