Ai ndau me stafin e zyrës së katekizmit këshilla të dobishme për misionin e shenjtë të katekizmit. Biseda u përqëndrua rreth pimantikës, kujdesit baritor të krishterë. Ndër të tjera tha: “Është shumë e rëndësishme që mësimet e katekizmit të integrohen në enori lidhur me adhurimin liturgjikal. Nuk ka kuptim në qoftë se flasim për mësimet e Kishës kur ato nuk lidhen me Misteret e Shenjta. Mësimet e katekizmit duhet të shoqërohen me simbolet e Orthodhoksise sepse ndryshe ato janë pa formë”.
Hiri i Zotit të na udhëheqë për të kuptuar të vërtetat e Shenjta të Besimit dhe për ti shëpërndarë ato në zemrat e pastëra dhe të etura të fëmijëve dhe të rriturve.
