16 Ιανουαρίου, 2021

“Këmbëngulja e dashurisë”!

Διαδώστε:

​Oshënar Kristodhuli, që jetonte në kohën e Konstandinit të Madh, zbriti nga shkretëtira në Aleksandri dhe u vinte vërdallë shtëpive të të pasurve, duke u kërkuar para për t’ia shpërndarë të varfërve. Veç një nga këta të pasur refuzoi t’i jepte, madje dhe i foli keq. Oshënari, sikur të mos e kishte dëgjuar, këmbëngulte t’i kërkonte. Atëherë ai i pasuri i pamëshirshëm u nxeh dhe e qëlloi në fytyrë. Por shenjtori i tha faleminderit pa u tronditur fare. Kjo shuplakë ishte për mua tani më jep edhe diçka për të varfërit. Dhe i pasuri, i mahnitur dhe i penduar i dha shumë para….

 

— facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: