18 Μαρτίου, 2021

Kemi nisur sistemimin e kishës historike të Evangjelistrës, Ungjillëzimit në Kala

Διαδώστε:

Të nderuar vëllezër dhe motra më Krishtin.
Sëpari ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, në mirëmbajtjet, sistemimet dhe restaurimet e kishave të shumta historike të qytetit tonë të Beratit.
Me hirin e Zotit, çdo ditë e më tepër ato po zbukurohen dhe do qëndrojnë hapur në shërbim të besimtarëve dhe vizitorëve të shumtë. Mes tyre edhe kisha e Shën Marisë së Ujërave në Mangalem, ku shumë shpejt përfundon hapi i parë i restaurimit, zgjerimi dhe vendosja e tarracës së re, për të cilën do t’ju njoftojmë më vonë.
Gjithashtu kemi nisur sistemimin e kishës historike të Evangjelistrës, Ungjillëzimit në Kala, panairi i së cilës do të kremtohet në 25 Mars. Edhe këtu kemi nevojë për ndihmën tuaj, fillimisht në restaurimin e pjesshëm të çatisë.
Kujtojmë se ndihma juaj mund të jetë edhe në materiale.
Duhen në ndërhyrjen e çatisë:
70 m2 petavra.
80 m2 letër katërma
Binar 8 x 10 x 400 (25 copë)
I bëjmë thirrje gjithë sa kanë lidhje shpirtërore me këtë kishë, gjithë sa mbajnë këtë emër të shenjtë (Vangjel – Evangjeli) gjithashtu edhe gjithë dashamirësve të tjerë të kontribuojnë aq sa kanë mundësi, në vlera monetare ose materiale për sistemimin e kësaj kishe të shenjtë që ndodhet në zemër të Kalasë.
Zoti ju bekoftë!
Për çdo informacion apo dhurim, miqësisht protopresviter, Atë Joan Qako. Tel. 0694748002.

 

Katedralja Orthodhokse “Shën Dhimitri”, Berat

Διαδώστε: