24 Δεκεμβρίου, 2019

Këngë Krishtlindjesh – Mirmëngjes zonja zotërinj!

Διαδώστε:

 

Kënga “Mirmëngjes zonja, zotërinj”, kompozuar nga Aleks Pjetri, kënduar për herë të parë për Krishtlindje, në Durrës, në vitin 1928. Këndohet sipas melodisë bizantine “Gjinekes akutisthite”. Kjo këngë Krishlindjeje këndohet në të gjithë Shqipërinë e Mesme.

Mir mëngjes, zonja, zotërinj,
lutemi na pranoni;
në kët çast me qetësi
një lajm gazmor dëgjoni:

Mbi Vithleemin hebraik
yjet shkëlqejn për çudi,
sepse u bë zbulim mistik
dhe gjithësia u përtri.

Se sot Fjala e Perëndisë
gjith botën për me shpëtu,
lind Njeri prej Virgjen-Marisë
me emrin Zoti Jisu.

Lavdi më Ty që na dhuron,
drit’ dhe paqe çdo mirësi,
ëngjëjt, barinjt’ k’to fjal’këndojn
në qiell, në tokë e gjithësi.

Prej Persie tre mbretër shok
nga një dhuratë po i sillnin,
por një yll i bukur dritplot,
prin udhën që s’e dijshin.

K’ta pyetën në Jerusalem,
ku lindi Shpëtimtari,
por yll i bukur paraprin,
me drit’si rreze ari.

Irodhi që ishte mbret n’at vend,
për Jisu Krishtin sa muar’vesh,
u tund dhe u bë kuvend,
pastaj u thërret me buz tuj qesh.

U thot’ magve me mirësi,
Jisuin e kërkoni,
dhe si t’a gjeni faljuni,
por vendin ma tregoni.

Ylli qëndroi në Vithleem
aty ku ishte lind Jisui
Si i vobekt me gjith mend
por k’ta të tre i ran në gjunjë.

Iu falën me përulësi,
se ishin tepër dijetar,
një ëngjëll iu dha porosi,
kur t’ikin, tjetër udh’ me marr.

Ushtrin Irodhi urdhëroj,
preu katërmbëdhjetëmij’fëmij,
por Zoti Krishti vet shpëtoj,
dhe ç’kishte thën’ e plotësoj.

Për shumë vjet, zonja, zotërinj
kët dit të shenjt kremtoni,
me plot shëndet e lumturi,
Zoti ju dhënt ç’të doni.

 

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

Διαδώστε: