19 Ιουλίου, 2020

Kete te diel Mitropoliti i Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni ishte i pranishem ne kremtimin e Liturgjise Hyjnore ne kishen e “Metamorfozes se Zotit Krisht” ne qytetin e Gramshit

Διαδώστε:

E Diela e Eterve te Sinodit IV Ekumenik, 19 korrik 2020.

Kete te diel Mitropoliti i Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni ishte i pranishem ne kremtimin e Liturgjise Hyjnore ne kishen e “Metamorfozes se Zotit Krisht” ne qytetin e Gramshit. Bashke me te meshuan prifti i famullise Ate Mihal Prifti, dhe prifterinjte qe vazhdimisht kane qene te angazhuar me katekizmin dhe inisiativa te ndryshme ne kete famulli, Ate Petro Halili dhe Ate Grigor Pelushi.
Ne fjalen e tij Imzot Andoni u ndal ne rendesine e besimit tone Orthodhoks dhe rendesine e ruajtjes se tij te paster nga shtremberimet sic na e kane lene Eterit e Shenjte te Kishes.

Hiresia e tij me kete rast pergezoi prifterinjte dhe te rinjte bashke me katekistet per kontributin e tyre dhe te donatoreve te pakursyer te cilet ndihmuan ne lyerjen dhe ndricimin e kishes, por dhe ne rregullimin e disa banesave te njerezve ne nevoje, te cilat ishin ne kushte te keqia. Me kete rast ai kreu dhe nje vizite te shkurter ne nje nga banesat ku po kryhen nderhyrjet riparuese.
Ne fund u zhvillua nje takim miqesor me Kryetarin e Bashkise te Gramshit z. Klodian Taçe te cilin e falenderuan per bashkepunimin dhe gadishmerine e ketij institucioni.

Duhet theksuar qe Kisha Orthodhokse eshte perpjekur vazhdimisht brenda mundesive te saja te ndihmoje ne zbutjen e probleme sociale ne zonen e Gramshit.

Lavdi Perendise per te gjitha!

 

Διαδώστε: