Mbi 300 mijë veta kanë vizituar Kishën e Hekurt bullgare “Shën Stefani” në Stamboll gjatë 2 vjetëve të fundit. Sipas të dhënave të kryetarit të Fondacionit të Кishave Bullgare në Stamboll Vasill Ljaze, të paktën gjysma e vizituesve të kishës janë turistë bullgarë.
Pas 7 vjetëve të restaurimit, kisha 120-vjeçare u hap më 7 janar 2018. Atëherë në ceremoni morën pjesë Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Tema për përfshirjen e Kishës së Hekurt në Listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s qe ngritur disa herë gjatë vitit të kaluar. Propozimi qe prezantuar dhe përpara drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s Audrey Azoulay gjatë vizitës së saj në Bullgari.
— bnr.bg
