27 Δεκεμβρίου, 2018

Kisha e Shën Kollit në Sarandë, në “Rrugët e besimit”

Διαδώστε:

Tashmë është drejt përfundimit faza e parë e restaurimit të Kishës së Shën Kollit në Manastirin e Mesopotamit, Sarandë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë inspektuan nga afër ecurinë e punimeve restauruese dhe konsoliduese, të cilat po aplikohen prej disa kohësh në këtë monument.

Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine.

Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike. /a.a/ /a.g/

ATSH

Διαδώστε: