Në këtë ditë Kisha Ortodokse Bullgare nderon të gjithë shenjtorët e kanonizuar që kanë jetuar në trojet tona dhe të gjithë martirët e panjohur që kanë sakrifikuar jetën e vet për fenë e krishtere. Kremtojmë ditën e shenjtorëve bullgarë të dielën pas së Dielës së të Gjithë Shenjtorëve – e para pas festës së Ditës së Pesëdhjetë.
Për kremtimin e festës mitropoliti i qytetit Lloveç Gavriil shpjegoi për BNR se Bullgaria ka shumë shenjtorë, për të cilët dimë, por ka edhe shumë të tjerë, të cilët kanë mbetur të panjohur. Prandaj në këtë ditë nderojmë të gjithë ata.
— bnr.bg
