Dorëzim në dhjakon në të dielën e Djalit Plangprishës.
Sot, 28 shkurt 2021 pas nisjes së Triodit, Kisha jonë kremton të Dielën e Djalit Plangprishës. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas, i cili kreu edhe një hirotoni. Fortlumturia e Tij dorëzoi në dhjakon z. Emanuel Shallo, që ka përfunduar studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Ai ka punuar në strukturat e Kishës sonë dhe gjithashtu është edhe një ikonograf i talentuar.
Hirotonia u shoqërua me thirrjet “Aksios”, “I denjë”.
