07 Μαρτίου, 2020

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – Nesër në Kishën tonë kremtojmë të Dielën e Orthodhoksisë

Διαδώστε:

Nesër në Kishën tonë kremtojmë të Dielën e Orthodhoksisë, kur ikonat u restauruan dhe u vendosën në Kishat Orthodhokse. Në çdo Kishë Orthodhokse që të hysh gjëja e parë që do të gjesh aty janë Ikonat. Ikonostasi i mbushur me ikona, muret e mbushura me ikona. Ne lutemi para ikonave, prifti temjanis ikonat. Nëpërmjet mishërimit të Birit të Perëndisë, Zoti i padukshëm u bë i dukshëm, Zoti i paprekshëm u bë i prekshëm dhe i ndjeshëm. Apostujt e prekën, e panë dhe jo vetëm ata por shumë njerëz biseduan me Atë. Kështu që paraqitja dhe pikturimi në ikonë i Perëndisë jo vetëm që është i lejueshëm por edhe diçka e mirë sepse doktrina e shpëtimit mbështetet mbi bazën: “Perëndia u bë mish dhe qëndroi ndër ne”.

Nesër ftojmë të gjithë besimtarët kur të vijnë në Kishë të marrin me vete edhe ikona, të Zotit tonë Jisu Krisht, të Hyjlindëses Mari, të Shën Joan Pagëzorit, të Shenjtorëve, apo ikonat e Shenjtorëve mbrojtës, emrat e të cilëve ne mbajmë!
E Diela e Orthodhoksisë! E Diela e Triumfit të Besimit Orthodhoks!

Ejani ta kremtojmë me madhështi dhe solemnitet të Kremten e Madhe të Triumfit të Besimit tonë!

 

Διαδώστε: