03 Ιουνίου, 2019

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Διαδώστε:

DEKLARATË

Duke ndjekur me kujdes situatën konfliktuale politike, kemi shpresuar se palët, nëpërmjet një përpjekjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, do të gjenin një zgjidhje, të pranueshme për të gjithë.

Por, me keqardhje po shikojmë se rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit sa po vjen e po ngushtohet, duke rrezikuar ashpërsimin e konfliktit, i cili mund të sjellë pasoja shumë të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Prandaj, me shqetësim të madh e përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit e të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë.

Shënim: Kjo deklaratë u lexua të dielën, më 02.06.2019, pas Liturgjisë Hyjnore, në të gjitha kishat.

orthodoxalbania.net

Διαδώστε: