Për shkak të epidemisë së Covid-19 bullgarët po përgatiten për t’i pritur Krishtlindjet në një situatë më të ndryshme. Tempujt dezinfektohen dhe brenda mund të hyhet vetëm me maska.
Në eterin e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Mitropoliti i Kishës Ortodokse Bullgare për Evropën Perëndimore dhe të Mesme Antonij paralajmëroi se epidemia nuk duhet të nënvlerësohet dhe se duhet respektuar të gjitha masat anti-epidemike. Mitropoliti vuri në dukje se tempujt “do të jenë të hapur dhe ky është vendimi i drejtë i qeverisë”. Sipas fjalëve të tij festat e Pashkëve kanë treguar se Kisha Ortodokse Bullgare dhe besimtarët janë të disiplinuar dhe “të përgjegjshëm ndaj të tjerëve dhe Zotit”.
— bnr.bg
