18 Φεβρουαρίου, 2021

Kisha Ortodokse Serbe zgjedh patriarkun e ri

Διαδώστε:

Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe në faqen e saj të internetit.Me këtë emërim, Porfirije, i lindur në vitin 1961, bëhet kreu i 46-të i Kishës Ortodokse Serbe.Kisha Ortodokse Serbe ka filluar procedurën për zgjedhjen e patriarkut të ri, pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej.

Irinej ka vdekur në muajin nëntor, pas infektimit me koronavirus.Atëbotë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova “ishte shqetësimi kryesor i Irinejit”.

 

— kallxo.com

Διαδώστε: