11 Μαρτίου, 2020

Kishat mbeten të hapura, të sëmurët duhet të luten në shtëpitë e tyre

Διαδώστε:

Mitropolia e qytetit të Sofjes sipas udhëzimeve të Patrikut Bullgar Neofit shpalli masa të posaçme në kisha me qëllim evitimin e infektimit me koronavirusin. Të gjitha kishat në territorin e Eparkisë mbeten të hapura dhe në to do të bëhen shërbesat dhe kungimi i të krishterëve. Priftërinjtë nuk kanë të drejtën të refuzojnë të kungojnë njerëzit për shkak të frikës nga infektimi.

“Sekretet e shenjta nuk mund të jenë mbartës të viruseve apo të sëmundjeve, kurse janë ilaçe për shërimin e trupit dhe shpirtit”, thuhet në rekomandime.

Besimtarët duhet të mirëmbajnë higjienën personale dhe të evitojnë kontaktet e afërta me persona të tjerë. Të sëmurët këshillohen të mbeten në shtëpitë e tyre dhe të mos vizitojnë kishat, sepse kështu mund të infektojnë besimtarët e tjerë.

 

— bnr.bg

Διαδώστε: