21 Φεβρουαρίου, 2023

Kolegji Universitar “LOGOS” merr pjesë në takimin fillestar të projektit MAGNET

Διαδώστε:

Kolegji Universitar “LOGOS” merr pjesë në takimin fillestar të projektit Nr. 101083006, ERASMUS+ KA-2, Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë, i titulluar MAGNET (Fuqizimi Menaxherial dhe Qeverisës përmes të Mësimdhënies dhe të Nxënit) që u mbajt më 16 dhe 17 shkurt 2023 pranë Universitetit Demokrit të Trakës në qytetin e Aleksandrupolit në Greqi. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Prof. Asoc. Konstantinos GIAKOUMIS dhe Dr. Valbona Nathanaili, anëtare e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, si përfaqësues e LOGOS u angazhuan në procesin e reflektimit dhe organizimit të veprimtarisë së projektit.
Projekti ERASMUS+ KA-2, Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë, i titulluar MAGNET synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe strukturat për zhvillimin e pedagogjisë universitare. Pedagogjia Universitare, e zhvilluar kryesisht me anë të funksionimit të Qendrave për Mësimdhënien dhe të Nxënit (Centres for Teaching and Learning – CTL), është shtyllë kryesore për aktualizimin e Hapësirës Evropiane e Arsimit të Lartë. Projekti MAGNET synon të zhvillojë një rrjet për Pedagogjinë Universitare në Ballkanin Perëndimor përmes transferimit të dijes nga shtete me Qendra funksionale për Mësimdhënien dhe të Nxënit te të gjithë shtetet e institucioneve partnerë. Objektivat kryesore përfshijnë transferimin e dijeve dhe e përvojave, krijimin e CTL-ve, gjenerimi i materialeve arsimore (MOOC) dhe një rrjeti i qëndrueshëm Ballkanik për Pedagogjinë Universitare (Balkan Network for University Pedagogy – BalkanNetUP).
Kolegji Universitar “LOGOS” bashkëpunon në gjithë aspektet e projektit të kryesuar nga Universiteti Demokrit i Trakës, por kryeson Paketën IV të Punës lidhur me Garantimin e Cilësisë. Përfshirja e LOGOS në projekte evropiane është inkuadruan në planin strategjik për ndërkombëtarizimin e institucionit.

Kolegji Universitar Logos

Διαδώστε: