04 Απριλίου, 2023

KONFERENCA KOMBETARE: ” SFIDATE MJEDISIT DIDAKTIK NE INSTITUCIONET PARA SHKOLLORE”

Διαδώστε:

Në datat 31 Mars dhe 1 Prill 2023 në mjediset e Kolegjit Universitar “LOGOS” u zhvillua Konferenca “Sfidat e mjedisit didaktik në institucionet parashkollore”, konferencë kjo e organizuar nga Kolegji Universitar “LOGOS” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranë.
Në konferencë morën pjesë mbi 600 mësues dhe drejtues të kopshteve dhe çerdheve të qytetit. Ky aktivitet mblodhi ekspertët më të mirë të vendit, jo vetëm të Kolegjit Universitar “LOGOS” , por edhe përfaqësues të institucioneve të tjera si agjencive, fakulteteve të mësuesisë të rretheve të tjera, profesionistëve të lirë dhe drejtuesve të kopshteve publike dhe jo publike. Një vlerësim të veçantë morën nga pjesëmarrësit në këtë event edhe pedagogët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” apo atij të Prizrenit “ Ukshin Hoti” të cilët sollën përvojat e tyre të reja në dritën dhe funksionin e zhvillimit parashkollor në Kosovë.
Konferenca u zhvillua në frymën e debatit dhe diskutimeve për ecuritë dhe problematikat me të cilat ndeshen institucionet parashkollore në edukimin e fëmijëve 1- 6 vjeç, si dhe perspektivat e zhvillimit të tyre në kuadër të rritjes së cilësisë së mjedisit didaktik, kualifikimit të vazhdueshëm pedagogjik të mësuesve dhe bashkëpunimit me prindërit dhe komunitetin.
Në përfundim të konferencës u shpërndanë edhe certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë që morën pjesë në këtë aktivitet.

Kolegji Universitar “LOGOS” – Dritë dhe fuqi jete!

Kolegji Universitar Logos

 

Διαδώστε: