Me rastin e të kremtes së Shën Elefterit, dëshmorit dhe Hierarkut të Ilirisë u festua me gëzim në qytetin e Vlorës në kishën e Shën Theodhorit. Shërbesat e shenjta u drejtuan nga Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla në bashkëmeshim me të cilin ishin edhe Arkimandrit Anastasi si edhe klerikë nga Mitropolia e Beratit, Kryepiskopata e hirshme dhe Mitropolia e Elbasanit.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla bëri një përkujtimore në nderim të ish Mitropolitit të Beratit Hirësi Visarion Xhuvanit me rastin e 58 vjetorit të jetëndërrimit të tij!
Foto: L. Kojani
