29 Ιουνίου, 2022

Kremtim Festiv në katedralen e “Apostull Pavlit dhe Shën Astit” në Durrës!

Διαδώστε:

Sot, në datën 29 Qershor në të kremten e madhe të Apostujve Petro dhe Pavël u zhvillua në qytetin e Durrësit Liturgji Hyjnore në katedralen e “Apostull Pavlit dhe Shën Astit” kryesuar nga Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili dhe klerikë të qytetit të Durrësit.

Të shumtë ishin besimtarët që morën pjesë në këtë kremtim të madh festiv që përkon me festën e kishës së tyre. Predikimi për Apostujt e Shenjtë, viganët e Krishtërimit u mbajt nga Hirësi Nathanaili i cili u ndal te jeta dhe vepra e Protokorifenjve të Kishës së Shenjtë të Krishtit.

Në fund të Liturgjisë Hyjnore u krye Litania përreth Kishës.
Radio Ngjallja trasmetoi drejtpërdrejt nga katedralja e Durrësit Shërbesat e Shenjta.

Radio “Ngjallja”

Διαδώστε: