Kremtim panegjirik i së Dielës së Miroprurëseve në manastirin e shën Vlashit, në skitin e grave Miroprurëse që feston sot, e kryesuar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Fierit, Hirësi Nikollën; Mitropolitin e Beratit, Hirësi Astin; Episkopin e Krujës, Hirësi Anastasin si dhe mjaft klerikë nga Kryepiskopata dhe mitropolitë. Kjo është vizita e parë kryepiskopale e Fortlumturi Joanit në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit. Të pranishëm ishin besimtarë të shumtë nga i gjithë vendi.
05 Μαΐου, 2025
Kremtim panegjirik i së Dielës së Miroprurëseve në manastirin e shën Vlashit
Διαδώστε:

Διαδώστε: