14 Σεπτεμβρίου, 2023

KREMTOHET ME SHPRESËTARI LARTËSIMI I KRYQIT

Διαδώστε:

14 Shtatori është një nga të kremtet zotërore më të rëndësishme, Lartësimi i Kryqit të Nderuar.

Në këtë ditë të shënuar kujtojmë me shpresëtari gjetjen e Kryqit të Nderuar të Zotit Krisht në një shpellë në kodrën e Golgothasë nga Shën Elena, dhe lartësimin e tij pasi u rimor nga perandori Irakli në shek. VII. Kjo ngjarje e rëndësishme filloi të kremtohej në të gjitha Kishat e Perandorisë Bizantine dhe më pas nga të gjitha Kishat Orthodhokse.
Me këtë rast, më 14 Shtator 2023, në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin; Episkopin e Bylisit, Astin, dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: