22 Νοεμβρίου, 2019

Kreshmë të bekuara!

Διαδώστε:

 

“A kreshmon? Provoma me veprat tuaja! Thuhet se çfarë lloj veprash? Nëse sheh një njeri të varfër, trego mëshirë për të! Nëse sheh një armik, pajtohu me të! Nëse sheh një mik që fiton nderime, mos e ki zili! Nëse sheh një grua të bukur, lere të kalojë! Le të mos kreshmojë vetëm goja, por edhe syri, veshi, këmbët, duart, dhe të gjitha pjesët e trupave tanë. Le të kreshmojnë duart, duke mbetur të pastra nga plaçkitjet dhe kopracia. Le të kreshmojnë këmbët, duke ndaluar së vrapuar drejt skenave të urryeshme dhe përgjatë shtigjeve të mëkatit. Le të kreshmojnë sytë, të mësohen që kurrë të mos fiksohen në mënyrë të pahijshme mbi fytyrat e bukura, apo të merren me bukuroshe të panjohura. Sepse vështrimi është ushqimi i syve, por nëse kjo është është e kundërligjshme apo e ndaluar, e dëmton kreshmën dhe përmbys tërë sigurinë e shpirtit, por nëse është e ligjshme dhe e padëmtuar, e zbukuron kreshmimin. Sepse do të ishte më absurdja midis gjërave, që të përmbahesh nga ushqimi i ligjshëm për shkak të kreshmës, por me sy të prekësh edhe atë që është e ndaluar. A nuk ha mish? Mos u ushqe me epshe me anë të syve.
Le të kreshmojë edhe veshi. Kreshmimi i veshit qëndron në refuzimin për të pranuar të folurën e keqe dhe shpifjet. Për më tepër, le të kreshmojë goja nga fjalimet e turpshme dhe sharja.”
Shën Joan Gojarti

 

 

Radio “Ngjallja”/facebook

Διαδώστε: