13 Δεκεμβρίου, 2020

“Krishti në fron si kryeprift”, ikona e pikturuar nga Johan Cetiri, vepër shumë e veçantë

Διαδώστε:

Ikona ‘ Krishti në fron si kryeprift” është pikturuar nga Johan Cetiri nga Grabova për kishën e Shën Gjergjit në Fier, ndërsa ruhet në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë.

Ikona është tempera mbi dru dhe përmban firmën e piktorit dhe datën 15 shkurt 1798. Ikona ka shërbyer si ikonë despotike në ikonostasin e kishës së Shën Gjergjit.

Zbukurimet e pasura dhe shumëlulëshe me simbolikën e tyre e bëjnë këtë ikonë një vepër shumë të veçantë. Nën këmbët e Krishtit mbin një hardhi, e cila shpërndahet në mënyrë simetrike në dy degë, të cilat formojnë vertikalisht gjashtë medalie rrethore në të cilat janë pikturuar portretet e apostujve.

Ikona përmban shumë tekste biblike si nga Dhiata e vjetër ashtu dhe nga Dhiata e re.

 

 

ata.gov.al

Διαδώστε: