28 Δεκεμβρίου, 2021

Krishtlindje në çdo Familje!

Διαδώστε:

Krishtlindja është një periudhë e bekuar për përjetimin e miqësisë, përkujdesjes dhe dashurisë. Kjo është një periudhë e vitit kur ne mund ti’ japim dhuratat e gëzimit dhe lumturisë të tjerëve. Ashtu si Shpëtimtari ynë Zoti Jisu Krisht, ne mund të vizitojmë të sëmurët, t’u japim të varfërve dhe t’i bëjmë shoqëri të vetmuarve.

Mitropolia e shenjtë e Elbasanit në bashkëpunim me besimtarët vazhdon të kujdeset për familjet në nevojë me pako ushqimore dhe higjenike. Në kuadër të Krishlindjes u shpërndanë 100 pako për familjet në nevojë në zonat e Elbasanit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit, Belshit, Shtërmenit, Kryezjarthit, Kuqanit, Shijonit, Shelcanit, Gjinarit dhe Zavalinës.
Përmes kësaj nisme u gjendëm pranë tyre duke iu falur mbështetje, dashuri dhe ngrohtësi shpirtërore. Është e rëndësishme që ata mos të ndihen të vetëmuar dhe të kemi qënë miqtë e tyre sikur edhe për një ditë, duke zbutur sadopak sfidat me të cilat përballen.
Shprehim falenderime për secilin dhurues:G. Gj. Xhoxhi, Joan. M, B. Oga, P. Bodurri, K. Halili, A. Oga, N. P., I. Qelemeni, A. Kyrousi, Mensa “Shërbimi i Dashurisë”, Tiranë dhe World Vision in Albania and Kosovo. Perëndia ju bekoftë dhe jua shtoftë me mirësitë e tij.

Ja Krishti lindi, Lavdërojeni!

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

Διαδώστε: