Krishtlindjet ne Kavajë. Me atmosferë festive u kremtuan Krishtlindjet në Kishën tonë. Në Meshën e Shenjtë të mbajtur nga Klerikët e Kishës sonë At Petro Thanasi dhe At Jani Tereziu morën pjesë shumë besimtarë familjarisht. Gjatë Meshës së Shenjtë u përcoll dhe Mesazhi I Kryepishkopit ANASTAS drejtuar besimtarëve. Në fund të Meshës besimtarët morën pjesë në një koktej të ofruar nga Bashkia Kavajë duke përcjellë te njëri -tjetri urimet e përzemërta. Këshilli I Kishës sonë dha pritje për autoritetet lokale të qytetit tonë. Duke falenderuar dhe Bashkinë dhe vecanërisht Kryetarin e Bashkisë z Redian Krali për mbështetjen që na dha për festën. Me Bekimin dhe fondet e Kryepishkopit ANASTAS u mundësua dhe ofrimi i drekës së Krishtlindjeve në dy instuticionet që kemi në qytetin tonë, në Shtëpinë e të Moshuarëve dhe në Institutin e Riedukimit të të Miturve . Një grup nga Këshilli i Kishës drejtuar nga At Jani Tereziu mori pjesë në këto dreka duke përcjellë urimet e Kryepishkopit ANASTAS Krishtlindje të Gezuara dhe për një vit të mbarë e të Bekuar. Edhe Këshilli Kishës sonë falenderon Kryepishkopin ANASTAS për mbështetjen financiare dhe baritore për të bërë mundur punë tonë në Kishë. GËZUAR DHE PËR SHUMË VJET. NJË VIT I MBARË DHE I BEKUAR.
