23 Ιουλίου, 2026

Kryepiskopi Joan viziton kampet verore dhe zhvillon bisedë shpirtërore me pjesëmarrësit

Διαδώστε:

Kryebariu i Kishës sonë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan viziton kampet verore dhe zhvillon bisedë shpirtërore me pjesëmarrësit

Më 21 dhe 22 korrik 2026, Kryepiskopi Joan viziton kampet verore për vajza dhe djem të Kishës sonë dhe zhvillon bisedë shpirtërore me pjesëmarrësit. Kampi i parë dhe i dytë, për vajza zhvillohen në Manastirin “Shën Joan Vladimiri”, pranë Elbasanit, ndërsa për djemtë në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, Zvërnec, Vlorë. Në këto kampe marrin pjesë vajza e djem nga të gjitha mitropolitë e vendit.

Me bekimin e Kryepiskopit Joan, për organizimin dhe realizimin e tyre janë përkushtuar klerikë, mësues të edukimit të krishterë dhe anëtarë të grupeve rinore. Përvoja 30 vjeçare e zhvillimit të kampeve nga Kisha jonë mundëson realizimit e programeve të cilat kontribuojnë në jetën shpirtërore, edukuese dhe zhvilluese të kampistëve. Programi dhe aktivitetet që organizohen në kamp paraqesin modelin e jetës për një të krishterë orthodhoks, me anë të të cilave përjetohet jeta si Udhëtim me Zotin.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: