25 Νοεμβρίου, 2020

Kryeministri bullgar shprehu ngushëllime për vdekjen e patriarkut Irinej

Διαδώστε:

Kryeministri Bojko Borisov dërgoi mesazh ngushëllimi Presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiq dhe Kryeministres serbe Ana Bërnabiq në lidhje me vdekjen e patriarkut serb Irinej, bëri të ditur qendra e shtypit e qeverisë.

“Kjo ngjarje e trishtuar është një humbje e madhe jo vetëm për Kishën Ortodokse Serbe, por edhe për tërë popullin serb”, shkruan Borisovi. Kryeministri bullgar kujton kontributin e patriarkut serb Irinej në forcimin e bashkëpunimit midis feve të ndryshme në rajon, për të jetuar në paqe dhe mirëqenie. “Ai do të mbetet në kujtesën tonë si një klerik i lartë i respektuar”, shkroi ai në adresën e tij të ngushëllimit.

 

bnr.bg

Διαδώστε: