Në një drekë pune në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç diskutuan sezonin turistik dhe shkëmbimin e turistëve. Në kishën “40 Martirët e Shenjtë” që daton në shekullin e XII-të ndodhen eshtrat e shenjtorit serb Sava.
Presidenti serb e ndërmori si angazhim personal popullarizimin e kishës dhe shprehi bindjen se gjithnjë e më shumë serbë do të vizitojnë këtë vend.
Bojko Borisovi gjithashtu shprehu shpresë se do të rritet numri i turistëve serbë në rajon dhe kjo do të bëhet falë autostradës “Hemus” që po ndërtohet dhe e cila do të kalojë afër Veliko Tërnovos. Sipas fjalëve të tij aksi 17-kilometrash i autostradës mes Dragomanit dhe Slivnicës (afër kufirit me Serbinë) dhe do jetë gati deri në fund të këtij viti.
