30 Ιανουαρίου, 2020

Kryepiskopata e Aradit i dhuron 8.000$ pavionit të Pediatrisë në spitalin e zonës

Διαδώστε:

Së shpejti, pavionit të Pediatrisë së spitalit të Aradit do t’i dhurohet një shumë prej 8.000$ (34.774 lei) nga Kisha Orthodhokse e Rumanisë.

Sipas raportimeve të Zyrës së Shtypit të Kryepiskopatës së Aradit, shuma e lartpërmendur u mblodh falë një koncerti bamirësie të zhvilluar në Pallatin e Kulturës së qytetit më 22 Janar të këtij viti.

Në koncert mori pjesë dhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Timothe i Aradit dhe Hirësia e tij, Episkopi Emilian i Crișanit dhe të tjerë zyrtarë.

Performoi në të disa kore fëmijësh, një orkestër dhe shumë të tjerë.

Raporti i Zyrës së shtypit konkludon si vijon: “ Falënderojmë Perëndinë dhe të gjithë sa vlerësojnë ofrimin e Kishës në shërbimet komunitare, për fëmijët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë”.

 

— Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org

Διαδώστε: