30 Νοεμβρίου, 2019

Kryepiskopi Anastas përsëri në Durrës

Διαδώστε:

Të dielën, 1 dhjetor 2019, Kryepiskopi Anastas do të rikthehet në Durrës, pas vizitës së datës 26 nëntor, ku u njoh nga afër me gjendjen e rëndë të krijuar nga tërmeti dhe shprehu gatishmërinë e Kishës sonë për të kontribuar konkretisht për njerëzit që humbën gjithçka.

Fortlumturia e Tij do ta kryejë Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, të qytetit të Durrësit, në të cilën ishin hapur dyert të qëndronin e të strehoheshin në të sa u nevojitej siguri dhe ndihmë.

 

— facebook.com/koash1991

Διαδώστε: