Sot, në orën 12.30 Kryepiskopi Anastas priti urimet e rastit në sallën e Qendrës Sinodike.
Për të uruar Fortlumturinë e Tij dhe të gjithë të krishterët orthodhoksë erdhën përfaqësues të komuniteteve fetare, autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të partive të ndryshme politike si dhe besimtarë të shumtë. Ndër të tjerë, erdhën edhe Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta, të cilit Kryepiskopi i dhuroi librin e sapobotuar “Ngjyrat e Orthodhoksisë”; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi; Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj; Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hirësi Bujar Spahiu; Kryegjyshi Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, etj.
