18 Μαΐου, 2026

Kryepiskopi Joan i ftuar nga Patriarku Bartholome, së bashku pelegrinazh në Kapadoki

Διαδώστε:

Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit.
Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën e heshtur të Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, e diel më 17 maj 2026, të dy Primatët bashkëmeshuan në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu).
Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir.
Fortlumturia ynë, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome.


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Διαδώστε: