09 Μαΐου, 2020

Kryepiskopi ynё Anastas e ka thёnё shumё bukur; “nё vend qё tё pёrshkruajmё errёsirёn le tё ndezim njё qiri”

Διαδώστε:

Krishti u Ngjall!

“Nё vend qё tё pёrshkruajmё errёsirёn le tё ndezim njё qiri” (Kryepiskopi Anastas)

Tё dashur besimtarё,

Kohёt e fundit ёshtё ngritur shqetёsimi i vendosjes sё mikroçipit nё trupin e njeriut. Sipas kёtyre zёrave, gjithё situata e pandemisё Covid-19 ёshtё krijuar nga dora e njeriut pёr tё arritur qёllimin, qё me pretekstin e vaksinimit nga pandemia, tё vendoset ky mikroçip. Nёse kjo ёshtё e vёrtetё dhe do tё zbatohet, atёherё shqetёsimi i tyre mbi rrezikun e madh tё cёnimit tё lirisё personale, sigurisht brenda saj edhe tё lirisё fetare, ёshtё me tё vёrtetё njё çёshtje serioze.

Por ajo qё ёshtё mё shqetёsuese nё kёtё situatё ёshtё se disa besimtarё, jo vetёm tё krishterё, e lidhin vendosjen e mikroçipit me ngjarjet e fundit apokaliptike dhe Antikrishtin. Kujtojmё qё Kisha e konsideron “Librin e Zbulesёs”, njё “Libёr Profetik” dhe pёr kёtё arsye nuk ka vendosur lexime tё kёtij libri gjatё Vitit Liturgjikal. Sigurisht nuk duam tё bёjmё profetin, por e dimё se Zoti ka thёnё qё nё kohёt e fundit do tё ketё njё mundim shumё tё madh (shih. Mt.kap.24), por gjithashtu dimё, siç kemi thёnё edhe herё tjetёr, qё Zoti Krisht nё mёsimet e Tij na ka bёrё tё ditur se askush nuk e di kur ёshtё ajo kohё; “Tani sa pёr atё ditё dhe pёr atё orё, askush s’e di, as ëngjёjt e qiejve, por vetёm Ati im” (Mt.24:36).

Nuk duam tё vёmё besimtarёt nё gjumin shpirtёror, pёrkundrazi duam t’ju kujtojmё se Kisha na mёson qё nuk duhet tё pёrgatisim veten tonё vetëm nё momentet e fundit tё jetёs sonё, apo nё kohёn e ngjarjeve tё fundit, por çdo ditё duhet tё pёrgatisim veten tonё, pasi çdo ditё ёshtё njё mundёsi e takimit tonё me Zotin e Ngjallur!

Nga ana tjetёr, pёrhapja e terrorit psikologjiko-shpirtёror, veçse e rёndon gjendjen e krijuar nga problemet e shumta tё krijuara nga pandemia e virusit. Kёta zёra vetёm sa frikёsojnё, por nuk thonё kush ёshtё zgjidhja. Veç kёsaj, a do tё kenё fuqinё kёta zёra tё ndalojnё tё mos ndodhin kёto ngjarje? A kanё pushtetin dhe tё drejtёn tё nxjerrin “Zotin gёnjeshtar”?

Kjo pasi Zoti Krisht ka thёnё se Ngjarjet e Fundit do tё vijnё me siguri dhe Ai nuk na kёrkon qё tё lutemi qё tё mos ndodhin kёto ngjarje.

Sigurisht qё do tё ketё nga ata qё duan njё Krisht, qё tё jetё njё mbret i fuqishёm tokёsor, ashtu siç donin dikur judenjtё t’u sillte epokёn e lavdishme tё mbretit David. Sigurisht do tё ketё nga ata qё duan tё jenё si apostulli Petro, qё nuk duan tё ndodhё plani i Perёndisё. Kujtojmё kur apostulli Petro tha; “ Zot, tё shpёtoftё Perёndia; kjo nuk do tё ndodhё kurrё” (Mt.16:22), kur kёrkon qё Krishti “tё mos vritej dhe tё ngjallej tё tretёn ditё”. Dhe cila ishte pёrgjigjja e Zotit Krisht; “Shporru prej meje, o Satan! Ti je njё skandal pёr mua, sepse s’ke ndёr mend punёt e Perёndisё, por punёt e njerёzve” (Mt.17:23).

Ne nuk mund tё ndalojmё furtunёn, por ne mund tё marrim masa qё kjo furtunё tё jetё sa mё pak e dёmshme. Kёshtu edhe Zoti na thotё qё tё lutemi “qё tё mund ta pёrballojmё kёtё situatё”, na mёson qё tё lutemi “qё tё pakёsohen ato ditё”, qё tё lutemi “qё tё mos tё ndodhin nё dimёr”. Dhe pёr mё tepёr tё forcojmё besёn tonё tek Ai, “Spiranca e sigurtё”. Le tё kujtojmё fjalёt e shёn Kozmait, “gjithçka mund tё na i marrin, por vetёm Krishtin dhe shpirtin nuk mund tё na i marrin, vetёm nёse do t’i japim vetё”. Dhe shenjtorёt kёtё shembull na kanё dhёnё. Sa vuajtje, tortura dhe mundime kanё kaluar ata, por asgjё nuk i ka ndarё nga dashuria e Krishtit.

Tё dashur besimtarё, nё vend qё tё flasim vetёm pёr tё Ligun dhe ligёsitё e tij, le tё kёrkojmё tё mbёshtetemi te kollona e Krishtit tё Kryqёzuar dhe të Ngjallur. Kryepiskopi ynё Anastas e ka thёnё shumё bukur; “ nё vend qё tё pёrshkruajmё errёsirёn le tё ndezim njё qiri”. Le tё mbajmё tё ndezur dhe le tё forcojmё flakёn tonё te besimi nё Dritёn e Zotit tё Ngjallur!

Me bekimet e Perёndisё,
Mitropoliti i Apollonisё dhe Fierit,
+Nikolla

 

— facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε: