13 Ιανουαρίου, 2021

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, u ka bërë vizitë tri bashkësive fetare në Tivar

Διαδώστε:

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, u ka bërë vizitë tri bashkësive fetare në Tivar, në qytetin siç ka theksuar ai në Tuiter, i cili “ka qenë dhe ka mbetur mjedis i cili në mënyrën më të mirë dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë dhe bashkëjetesës shumë nacionale dhe shumë etnike”.

“Kam pasur kënaqësi të veçantë që të vizitojë tri bashkësitë fetare në Tivar, komunë kjo e cila ka qenë dhe mbetet e njohur si mjedis i cili në mënyrën më të mirë të mundshme dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë shumë nacionale dhe shumë konfesionale si dhe të bashkëjetesës”. Beçiq, ka shkruar se në tempullin e Shën Gjonit, në njërin nga objektet më të bukura ortodokse , ka biseduar me protojereun, Sllobodan Zekoviq. Me këtë rast, siç ka theksuar Beçiq, edhe njëherë është bindur në kontributin e madh të cilin e jep Kisha ortodokse për ndërtimin e pajtimit në Mal të Zi.

Beçiq ka theksuar se gjatë takimit dhe bisedimeve miqësore, Monsinjori Rrok Gjonlleshaj, arqipeshkv i Tivarit, e ka njoftuar atë me trashëgiminë e pasur kulturore të Kishës katolike në territorin e qytetit të Tivarit dhe në tërë Malin e Zi, me ç’rast , siç thekson ai, janë pajtuar në bindjen për rolin e pa shmangshëm të cilin e luan kjo kishë në ndërtimin e Malit të Zi, si shtet qytetarë.

 

rtcg.me

Διαδώστε: