12 Αυγούστου, 2020

Krypiskopi Anastas gradoi në arkimandrit hieromonakun atë Anastas Mamaj

Διαδώστε:

Në datën 9 gusht, të Dielën e 9-të të Mattheut, kur kujtohet Ecja mbi ujë e Zotit Krisht, Kryepiskopi Anastas e kreu Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Para saj, Kryepiskopi ngriti në gradën e arkimandrit hieromonakun atë Anastas Mamaj. Kjo është grada më e lartë për priftërinjtë e pamartuar.

Në fund të këndimit të Dhoksologjisë, përpara fillimit të Liturgjisë, Kryepiskopi Anastas lexoi uratën e posaçme sipas rregullit kishtar për arkimandritin e ri, shoqëruar më pas me dhënien e kryqit dhe epigonatin.

Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Fortlumturia e Tij uroi arkimandritin e ri dhe theksoi se ofiqet në Kishën Orthodhokse nuk janë privilegj, por kryq dhe përgjegjësi.

Arkimandriti i ri mori urimin “I denjë!”, nga besimtarët e pranishëm, që respektuan të gjitha rregullat e distancimit.


— orthodoxalbania.org

Διαδώστε: